Danimarka paralajmëron Kosovën 

Basketboll

Danimarka paralajmëron Kosovën 

Nga: K. Goca Më: 25 korrik 2023 Në ora: 13:15
Danimarka

Kombëtarja e Danimarkës është e përgatitur në çdo aspekt dhe kërkojnë fitoren e dytë në Grupin H të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian 2025.

Danezët e njohin mirë Kosovën, pasi që dy herë janë takuar dhe rezultati në seri të fitoreve është 1:1.  

“Kombëtarja daneze e meshkujve do të luajë katër ndeshje vendimtare në parakualifikimet e FIBA për EuroBasket 2025 këtë verë.

Dy nga ndeshjet luhen (18.00) në shtëpi në ‘Arena’ Næstved.

Katër ndeshje, tri ekipe dhe një fitues.

Kombëtarja daneze takohet me Kosovën dhe Zvicrën, prandaj ka mundësi të mira për avancim të mëtejshëm. Kosovën e presim të mërkurën më 26 korrik, para se Zvicra të vijë më 2 gusht.

Më në fund, Danimarka do të shkojë në Kosovë dhe do të luajë ndeshjen e fundit në grup të shtunën më 5 gusht”, njofton faqja daneze “Basket.dk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat