​Sigal Prishtina fiton derbin ndaj Bashkimit

Basketboll

​Sigal Prishtina fiton derbin ndaj Bashkimit

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 22:14
​Sigal Prishtina/ Bashkimi

Basketbollistët e Sigal Prishtinës mposhtën si mysafirë në Prizren skuadrën e Bashkimit me rezultat 98:82 (30:27, 20:10, 27:17, 21:28).

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës 12 të Prince Caffe Superligës.

Në radhët e vendësve u dalluan Erik Copes me 18 pikë e pesë kërcime dhe Grant Lozoya me 16 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime. Te mysafirët u dalluan Dardan Berisha me 22 pikë e gjashtë asistime dhe Fisnik Rugova me 18 pikë e 11 kërcime.

Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, derisa prishtinasit shtatë fitore e pesë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat