Istogu kafshatë e lehtë për Trepçën

Basketboll

Istogu kafshatë e lehtë për Trepçën

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 19:38
Pamje nga një ndeshje

Trepça ka shënuar fitoren e radhës në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit kanë mundur Istogun me rezultat 65:106 (10:31, 24:16, 15:26, 16:33), në javën e 15-të të Prince Caffe Superligës.

Sfida u zhvillua në Mitrovicë.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi të lartë, duke e fituar çerekun e parë me 21 pikë dallim, 10:31. Istogasit në periudhën e dytë arritën që paksa të ngushtojnë epërsinë, ku pjesa e parë përfundoi 34:47.

“Xehetarët” kontrolluan lojën edhe në pjesën e dytë, duke mos e rrezikuar fitoren për asnjë moment, madje e shtuan epërsinë, për të triumfuar në fund 65:106.

Te Istogu u dalluan Tyres Prince me 21 pikë, pesë kërcime e katër asistime dhe Desmond Halloëay me 19 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Trepça u dalluan Darnell Edge me 17 pikë e 14 asistime, Jordy Tshimanga me 22 pikë e 13 kërcime dhe Erjon Kastrati me 16 pikë e tri kërcime.

Istogasit kanë një fitore e 14 humbje, duke u renditur në vendin e fundit, ndërsa mitrovicasit kryesojnë me 13 fitore e dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat