Prishtina fiton ndaj Bashkimit, Elektra Zykaj shënon 22 pikë

Basketboll

Prishtina fiton ndaj Bashkimit, Elektra Zykaj shënon 22 pikë

Më: 12 janar 2024 Në ora: 23:44
Elektra Zykaj

Prishtina ka arritur fitore ndaj Bashkimit me rezultat 66:79 (13:22,18:20,17:26,18:11).

Prishtina pati dominim të plotë duke arritur të krijoj epërsi deri në +20 pikë. Në 10 minutat e parë vashat nga Prishtina e nisën më furishëm duke arritur të shënoj 22 pikë kurse Bashkimi shënoj vetëm 13 pikë.

Lojë më e baraspeshuar u zhvilluar në çerekun e dytë ku dy skuadrat treguan lojë fantastike, pas pjesës së parë Prishtina arriti të shkoj në pushim me 11 pikë epërsi apo me rezultat të përgjithshëm 31:42.

Çereku i tretë totalisht i takoi vajzave mysafire që patën seri fantastike me 26 pikë kurse Bashkimi u kundërpërgjigj me vetëm 17 pikë.

Në 10 minutat e fundit u pa iniciativë e Bashkimit për rikthim por pa sukses, ndeshja përfundoi në të mirë të Prishtinës me rezultat 66:79.

Tek skuadra fituese më meritoret ishin Asianae Johnson me 26 pikë, 5 kërcime dhe 7 asistime si dhe Elektra Zykaj me 22 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime.

Për Bashkimin më e dalluara ishte Aulona Muhadri me 17 pikë , 13 kërcime dhe 1 asistime.

Me këtë fitore Prishtina rikthehet si lidere në Superliga Femra me 13 fitore dhe një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat