Tirana dhe Flamurtari do të zbresin sot në parket

Basketboll

Tirana dhe Flamurtari do të zbresin sot në parket

Më: 30 prill 2024 Në ora: 16:43
Tirana

Tirana dhe Flamurtari do të zbresin sot në parket për finalen e tretë të “play off”-it në kampionatin kombëtar të basketbollit për femra, takim që do të luhet në Vlorë në orën 18:00.

Vajzat bardheblu futen me avantazhin e dyfishtë të ndeshjeve, ndërsa tashmë janë vetëm një triumf larg kurorëzimit si kampione të Shqipërisë për edicionin 2023- 2024.

Kryeqytetaset fituan finalen e parë në transfertë me rezultatin 61-57, ndërsa e thelluan epërsinë duke marrë edhe raundin e dytë në “Feti Borova” në shifrat 60-53. Kështu, ky do të jetë bonusi i parë për vajzat e trajneres Mirza Alibegaj për të ngritur lart titullin kampion, që do të ishte i 42-të në historinë e klubit.

Nga ana tjetër vlonjatet kërkojnë ta rihapin serinë, duke shpresuar në mbrojtjen e kurorës, të cilën e mbajnë prej tri sezonesh radhazi. Flamurtari numëron 25 tituj kampionë, 17 nga të cilët i ka fituar pas viteve 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat