NBA: Ujqërit e pamëshirshëm ia marrin edhe ndeshje ne dytë në shtëpi kampionit

Basketboll

NBA: Ujqërit e pamëshirshëm ia marrin edhe ndeshje ne dytë në shtëpi kampionit

Më: 7 maj 2024 Në ora: 08:05
Basketbollisti

Minnesota Timberwolves ka realizuar fitore ndaj Denver Nuggets me rezultat 80:106.

Ujqit e Minesotës triumfuan edhe pa qendrën Rudi Gobert që mungoi për shkak të lindjes së djalit të tij.

Anthony Edwards dhe Karl Anthony-Towns shkëlqyen për mysafirët me nga 27 pikë, ky i fundit madje shtoi edhe 12 kërcime në statistikat e tij.

Në anën tjetër, te kampioni në fuqi i NBA-së më së shumti pikë pati Aaron Gordon, 20 sosh, teksa Nikola Jokiq dhe Jamal Murray patën një natë të dobët ku ky i pari i realizoi vetëm pesë kosha nga 13 tentime, ndërkaq Murray vetëm tre nga tetëmbëdhjetë sosh.

Me këtë fitore, Timberwolves tashmë po fitojnë 0:2 në serinë e 1/8 së finales, dhe tani do t’i kenë dy ndeshje në shtëpi, ku edhe mu ta çojnë në shtëpi kampionin me një Fshesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat