Emërohen anëtarët e Shtabeve Profesionale të Kombëtares së Kosovës

Basketboll

Emërohen anëtarët e Shtabeve Profesionale të Kombëtares së Kosovës

Më: 10 maj 2024 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) pas shqyrtimit të propozimeve të pranuara, ka marrë vendim që krahas përzgjedhësve, të emërojë anëtarët e Shtabeve Profesionale të kombëtareve të Kosovës.

Më herët janë caktuar përzgjedhësit, derisa tashmë janë kompletuar edhe shtabet teknike, për të qenë sa më të gatshëm për garat ndërkombëtare, që do të zhvillohen gjatë verës.

Kosova A femrat, në Evropianin për Shtete të Vogla, që organizohet në Prishtinë është në Grupin A, ku do të ndeshet me Qipron dhe Maltën.

Kosova U20 te meshkujt që garojnë në Divizionin B, do të jetë në Grupin C, së bashku me Suedinë, Hungarinë, Armeninë, Ukrainën dhe Moldavinë. 

Kosova gjatë verës do të organizojë edhe FIBA Kampionatin Evropian, U18 te femrat, Divizioni C. Edhe vashat e reja të Kosovës do të ndeshen me Qipron dhe Maltën, kurse në Grupin B janë: Shqipëria, Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani.

Në konkurrencën e meshkujve U18, Kosova është në Grupin B, së bashku me Estoninë, Poloninë, Islandën, Hungarinë dhe Zvicrën.

Kosova U16 te femrat është caktuar në grup me Sllovakinë, Ukrainën, Islandën dhe Turqinë.

Në konkurrencën e meshkujve, Dardanët e rinj janë në grup me San Marinon, Gjibraltarin dhe Armeninë. Ky kampionat zhvillohet në Tiranë të Shqipërisë.

Kosova A Femrat

Viktor Kovac (Përzgjedhës)

Edona Thaqi

Molos Serqa

Ynem Berisha

Beriana Makolli & Kujtim Shala

Kosova U20 Meshkujt

Dritëro Sefaja (Përzgjedhës)

Endrit Elshani

Andin Rashica

Agron Haliti

Kujtim Shala

Kosova U18 Meshkujt

Brahim Veseli (Përzgjedhës)

Elbesar Gështenja

Yagiz Sertoglu

Albion Shabani

Mert Zekerija

Kosova U18 Femrat

Lorik Kllokoqi (Përzgjedhës)

Aurora Muhaxheri

Egzon Uka

Beriana Makolli

Kosova U16 Meshkujt

Dion Pllana (Përzgjedhës)

Dëfrim Hashani

Dorant Hana

Olt Aliu

Agron Haliti

Kosova U16 Femrat

Hasan Bytyqi (Përzgjedhës)

Melda Baliqi

Valbona Bytyqi

Deniz Sungur

Destan Sedolli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat