Trepça triumfon, udhëheq me 2:1 në seri të fitoreve ndaj Yllit

Basketboll

Trepça triumfon, udhëheq me 2:1 në seri të fitoreve ndaj Yllit

Nga: K.G. Më: 16 maj 2024 Në ora: 21:07
Trepça

Trepça e Mitrovicës është një fitore larg titullit të kampionit të Kosovës. 

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 85:78 (11:21, 26:10. 18:23, 30:24) ndaj Golden Eagle Yllit nga Theranda, në takimin e tretë të finales së play-off-it.  

Në minutën e 22-të, rezultati 37:37 (seri 0:7 e Yllit) dhe 55:54 në atë të 30-tën.

Çereku i fundit ishte vendimtarë, ku Trepça ngadhënjeu me rezultat 85:78.

Basketbollisti Kevin Capers me 19 pikë është më efikasi të Trepça dhe Alonzo Verge Jr me 26 pikë në radhët e Yllit.

Finalja e katërt luhet në Therandë, nëse Ylli fiton barazohen në seri të fitoreve, nëse Trepça triumfon shpallet kampion i ri. 

Trepça udhëheq me rezultat 2:1 në seri të fitoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat