Gjendet i vdekur në banesën e tij, ish lojtari i Sigal Prishtinës (Foto)

Basketboll

Gjendet i vdekur në banesën e tij, ish lojtari i Sigal Prishtinës (Foto)

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 14:38
Ilustrim

Demontez Stitt, ish organizatori i Sigal Prishtinës ka ndërruar jetë

Sigal Prishtina ka marrë një lajm të hidhur. Ish organizatori i saj, Demontez Stitt ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare. Këtë e ka konfirmuar kampioni i Kosovës dhe Ligës ballkanike

Ky është njoftimi i Prishtinës

REST IN PEACE STITT!

Një lajm i hidhur për adhuruesit e basketbollit.

Sot në moshën 27 vjeçare ka ndërruar jetë ish organizatori i SIGAL Prishtinës, Demontez Stitt.

Ai u gjet në dhomën e tij pa shenja jete. Vetëm disa orë para se të vdiste ai kishte shkruar në profilin e tij në Twitter, "Thank you Lord"

Stitt me Prishtinën kishte fituar Balkan League dhe Superligën e Kosovës

Ai do të mbahet në mend për punën e madhe dhe dashurinë e tij për klubin e qytetin tonë!

KB SIGAL Prishtina u shprehë ngushëllime familjarëve dhe shokëve të Stitt

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat