Basketboll, SHBA bindin në testet paraolimpike

Basketboll

Basketboll, SHBA bindin në testet paraolimpike

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 18:51
Butler

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  vijojnë të bindin në testet paraolimpike për misionin në Rio De Janeiro ku janë favoritët absolutë për medaljen e artë në basketbollin e meshkujve. Sic edhe pritej skuadra me yje e shirita nuk pati asnjë problem në miqësoren kundër Venezuelës. Edhe pse dhuroi një paraqitje pa shumë shkëlqim në aspektin mbrojtës, skuadra e trajnerit Krzyzewski dominoi takimin. Shumë e madhe diferenca si për sa i përket talentit ashtu dhe formës atletike dhe në fund SHBA fituan 80-45. Amerikanët gjetën ritmin në sulm vetëm në periodën e fundit duke e mbullur ndeshjen me realizimin e 42% të goditjeve gjatë lojës, jo shumë entuziazmuese , por i lejuan vetëm 24% një Venezuele që i duhej ta luante këtë ndeshje pa lojtarin e saj më të talentuar Greivis Vazques i cili në dakordësi me skuadrën e tij të re në NBA, Nets vendosi të mos marrë pjesë në misionin Olimpik. Vasquez refuzoi Olimpiadën me pretendimin se ende nuk është rikuperuar plotësisht nga ndërhyrja kirurgjikale në kavilje së cilës ju nënshtrua në dhjetor.

Trajneri Krzyzewski mbajti pushim Paol George që vuan një lëndim të leuhtë muskular duke e nisur në Chicago me idhullin e shtëpisë Jimmy Buttler përkrah Kyrie Irving me Cousins që dominonte zonën bashkë me Durant dhe Anthony. Përfaqësuesja amerikane agresive si gjithmonë e vuri Venezuelën në vështirësi por pa mundur të dhuronte më të mirën që në fillim në sulm. Ai që po haste më shumë vështirësi ishte Carmelo Anthony por ndeshja nuk u vu kurrë në diskutim pasi Cousinns ishte në formë. Veneszuela pas një peride të parë relativisht të mirë, dështoi totalisht në sulm në të dytën ku shënoi vetëm 6 pikë duke mbetur larg të zotëve të shtëpisë në tabelën e klasifikimit. Në periodën e tretë amerikanët rritën supremacinë me publikun në United Center mund të shijonte edhe disa aksione spektakolare të ofruara mbi të gjitha nga dyshja Butler – Irving.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat