Zenelaj braktis kombëtaren për një arsye

Basketboll

Zenelaj braktis kombëtaren për një arsye

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 gusht 2016 Në ora: 15:14
Urim Zenelaj

Basketbollisti Urim Zenelaj, që luan në pozitën e qendrës, braktis kombëtaren e Kosovës. Ai është tepër i revoltuar që iu bënë padrejtësi dhe sipas tij nuk i mbetet tjetër rrugëpos të largohet dhe i vjen keq shumë që mori këtë hap. “Nuk jam pjesë e përfaqësueses së Kosovës.   Kur ia kam nisur përgatitjet flitej se ka më më hequr Arben Krasniqi, nuk jam në planet e tija. Kështu që ai as në stërvitje nuk më aktivizonte dhe as në ndeshje miqësore nuk më dha rastin me Estoninë, sidomos në takimin e dytë në minutat e fundit e ka futur në lojë një lojtar që luan në pozitën tre që të luajë në qendër, mu nuk më dha rastin asnjë minutë. Ky ishte edhe kulmi dhe vendosa të largohem nga kombëtarja. E kanë parë të gjithë se mu bë e padrejtë, nuk e di Arbeni ka vendos kokën në veti apo ka qenë i ndikuar nga dikush tjetër ose ishte interes i dikujt, më së miri e dinë ata që vendosën kështu. Më vjen keq që largohem nga përfaqësuesja por nuk kishte zgjidhje tjetër ”, tha Zenelaj.  “Koha do të tregoj që a ka pas kombëtarja nevojë për mua edhe a ka qenë Arben Krasniqi, njeriu i duhur me udhëheq përfaqësuesen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat