Shqetësimet e Sigal Prishtinës

Basketboll

Shqetësimet e Sigal Prishtinës

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 19:43
Topi i basketbollit

Drejtuesit e kampionit të Kosovës dhe të Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina, sërish shprehin brengën për infrastrukturën sportive. “Me qëllim të sensibilizimit të çështjes së infrastrukturës sportive, e cila dita ditës po bëhet pengesë serioze dhe pothuajse e pakapërcyeshme për zhvillimin e sportit në qytetin tonë, ju ftojmë me qëllimin më të mirë për ta adresuar këtë problematikë nëpërmjet një tryeze tematike që e organizon klubi më i suksesshëm i kryeqytetit dhe Kosovës, KB Sigal Prishtina, me 26 gusht prej orës 13:00 në Palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Në këtë tryezë do të diskutohen këto tema: 1. Gjendja e infrastrukturës së palestrave sportive në kryeqytet; 2. Propozimi i mënyrave të financimit dhe ndërtimit të palestrave të reja sportive; 3. Renovimi i palestrave ekzistuese; 4. Obligimet e klubeve sportive në garat sportive lidhur me infrastrukturën; Si dhe tema të tjera të rëndësishme”, - thuhet nga KB Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat