Eurobasket, Shqipëria thyhet në shtëpi nga Mali i Zi

Basketboll

Eurobasket, Shqipëria thyhet në shtëpi nga Mali i Zi

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 08:19
Ndeshja Shqipëri - Mali i Zi

Shqipëri humbet edhe ndeshjen e dytë të Grupit F kualifikues të Eurobasket, përballë Malit të Zi. Kuqezinjtë u thyen me shifrat 73-113 në sfidën e parë të luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Një përballje e dominuar nga malazezët, që janë një prej skuadrave më të forta të basketbollit në rajon. Miqtë dominuan periodën e parë me shifrat 33-15, ndërsa avantazhi u rrit gjatë periodës së dytë, me skuadrat që shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 73-32.

Në gjysmën e mbetur të sfidës, kuqezinjtë shkuartuan diferencën, duke qenë në avantazh vetëm në periodën e katërt, me rezultatin 23-19, por me humbjen që ishte e paevitueshme, krenaria e shfaqur në parket shërbeu vetëm për të shkurtuar diferencën në rezultatin përfundimtar.

Pikashënuesi më i mirë i Shqipërisë, por edhe i gjithë ndeshjes ishte amerikani i natyralizuar, Rashaun Broadus, me 23 pikë të realizuara, ndërsa për malazezët Vuçeviç shënoi 19 pikë. Pas dy humbjeve me Gjeorgjinë dhe Malin e Zi, Shqipëria renditet e fundit në grup, me 2 pikë, aq sa ka edhe Sllovakia, rivali direkt i kuqezinjve në Eurobasket 2017, me të cilin do të përballemi më 7 Shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat