Golden Eagle Ylli përforcohet me një boshnjak

Basketboll

Golden Eagle Ylli përforcohet me një boshnjak

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2016 Në ora: 19:37
Pamje nga një ndeshje

Skuadrat e elitës së basketbollit të Kosovës vazhdojnë që të përforcohen me lojtarë të huaj, me synim që të jenë më të forta për edicionin e ri. Edhe klubi nga Theranda, Golden Eagle Ylli është përforcuar me një  boshnjak, duke iu referuar faqes së Federatës së Basketbollit të Kosovës. “Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli nga Theranda në zyra të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka paraqitur për regjistrim basketbollistin Eldin Camzhiç nga Bosnja e Hercegovina, i cili edicionin e kaluar ka luajtur për KB Student nga Bosnja. Lojtari ka të drejtë të paraqitet pas përmbushjes së kritereve konform Rregullores për regjistrim dhe kalim në FBK”, thuhet nga FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat