Vitia s’e bën hesap Llapin

Basketboll

Vitia s’e bën hesap Llapin

Nga: Aziz Zuka Më: 17 tetor 2016 Në ora: 15:25
KB Vitia

Klubi i Basketbollit Vitia zhvilloi ndeshjen e parë kampionale në Ligën e Dytë të Basketbollit të Kosovës, si vendas në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj në përballje me Llapin nga Podujeva. Vitia bëri lojë më të mirë dhe triumfoi me rezultat 78:42 ndaj llapjanëve. Ndeshja u zhvilluan në pranin e rreth 100 shikuesve të cilët patën rastin të shikojnë një ndeshje relativisht të mirë ku klubi i Vitias tregoj një lojë të mirë në mbrojtje me transformime të shpejta dhe aksione të rrjedhshme të cilat rezultuan me fitore në diferencë prej 36 pikëve. Vlen të përmendim lojtarët të cilët gjatë gjithë kohës kishin lojën nën kontroll si Cena, Mani, Vrella, Flori, Qerka, Imeri me bashkë lojtarët të tjerë të cilët treguan lojë të mirë dhe efektive. Kaltrina Sylejmani, drejtore e DKRS në Viti, së bashku me sektorin e sportit ishin përkrah tifozëve në përkrahje të klubit së bashku me KFOR-in amerikan. Kaltrina Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot” u shpreh se “KB Vitia për herë të parë në historinë e basketbollit vitias, e nisi kampionatin në kuadër të Ligës së Dytë të basketbollit të Kosovës duke e mundur skuadrën llapjane. Suksesi është edhe më i rëndësishëm sepse  klubi vitias është formuar para katër muajve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat