Derbi i madh në Mitrovicë

Basketboll

Derbi i madh në Mitrovicë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 11:43
Basketbollistët e Pejës

Me takimin që do të zhvillohet të premten në palestrën e sportit në Prizren me fillim nga ora 19:00 në mes Bashkimit dhe Vllaznimit do të hapet edhe xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll. Portokallinjtë vlerësohen favoritë karshi gjakovarëve duke marr parasysh investimet e bëra në skuadrën nga Prizreni.

Ndërkaq të shtunën do të luhet kryendeshja e kësaj xhiroje, ku Trepça në “Minatori” e pret ekipin e Pejës. Kjo ndeshje do të zhvillohet duke filluar nga 18:30, ndërsa pritet rivalitet i madh në mes të dyja ekipeve.

Të hënën në program është dueli ndërmjet debutuesit në elitën e basketbollit kosovar, skuadrës së Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit nga Theranda. Kjo ndeshje do të luhet të hënën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me fillim nga ora 19:00.

Superliga e Kosovës/Xhiroja e III-të

E premte

Bashkimi – Vëllaznimi         19:00 

E shtunë

Trepça – Peja          18:30

E hënë

Rahoveci – Golden Eagle Ylli       19:00

Sigal Prishtina – Kerasan Prishtina?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat