Peja dhe Trepça, ashtu siç pritej

Basketboll

Peja dhe Trepça, ashtu siç pritej

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 15:38
Basketbollistët e Pejës

Peja ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit nga Theranda në ndeshjen e zhvilluar në “Karagaçi” me rezultat 97:77 (32:20, 16:20, 21:20, 28:17) në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Basketbollistët pejanë prej fillimit e deri në fund të ndeshjes ishin ata që e diktuan ritmin e lojës dhe kështu nuk lejuan që therandasit t’u bëjnë ndonjë befasi, raporton FBK.

Më të dalluarit te Peja ishin LaMarcus Reed me 33 pikë, Alban Veseli me 17 dhe Mirza Ahmetbashiq me 13, kurse te Golden Eagle Ylli më efikasit ishin Malcolm Canada me 25 pikë, Urim Zenelaj me 22 dhe Altin Morina me 20.

Ndërkohë Trepça në ndeshjen e luajtur në “Shani Nushi” të Gjakovës ka triumfuar kundër Vllaznimit me shifrat  98:65 (27:18, 18:16, 28:13, 25:18).

Ashtu siç është pritur mitrovicasit nuk hasën në probleme me gjakovarët, ndërsa ishte çereku i tretë ai në të cilin e bënë diferencën në parket, për të dominuar më pas deri në fund të duelit.

Koshashënuesi më i mirë te Trepça ishte Samir Zekiqi me 19 pikë, kurse te Vëllaznimi, Beq Kovaqi me 15 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat