Zyrtare: Përforcohet Sigal Prishtina

Basketboll

Zyrtare: Përforcohet Sigal Prishtina

Më: 1 janar 2017 Në ora: 21:51
Foto arkiv

Pas Nenad Delic, Sigal Prishtina ka transferuar edhe Urim Zenelajn.

Përmes një postimi në Facebook, Sigal Prishtina ka bërë të ditur transferimin e basketbollistit Urim Zenelaj nga G.E Ylli.

Zenelaj ka qenë edhe më parë pjesë e Sigal Prishtinës, teksa skuadra kryeqytetase tregoi se ditëve në vijim do të ketë befasi të reja.

Ky është postimi i plotë i Sigal Prishtinës:

ZYRTARE: Urim Zenelaj rikthehet në shtëpinë e kampionëve!!!

Qendra 213cm edhe zyrtarisht është pjesë e KB Sigal Prishtinës për pjesën e mbetur të edicionit.

Urimi deri tani në superligën e Kosovës paraqitej tek KB G.E Ylli me statistika prej 21.3 pikë, 14.5 kërcime dhe 1.6 bllokada për ndeshje.

Ju kujtojmë që edhe më parë Zenelaj ishte pjesë e ekipës sonë.

Kjo ishte befasia e dytë ndërsa ditëve në vijim do të publikojmë edhe risitë tjera.

#HajdePrishtinë
#FamiljaPrishtina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat