Zenelaj: Me bindi projekti i Prishtinës

Basketboll

Zenelaj: Me bindi projekti i Prishtinës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 janar 2017 Në ora: 18:15
Urim Zenelaj

Basketbollisti më përvojë, Urim Zenelaj, nuk e pati edhe aq lehtë të marrë vendim për t’ia kthyer shpinën Golden Eagle Yllit nga Theranda dhe pas dy vjet e gjysmë të rikthehet në petkun e kampionit në fuqi, Sigal Prishtina. Zenelaj, ndër basketbollistët më të mirë në vend, vlerëson se ka bërë hapin e duhur në kohën e duhur dhe është optimistë se të gjitha trofetë do t’i sjellin në kryeqytet. Sigal Prishtina është në krye të renditjes me 24 pikë ose me 11 fitore e 2 humbje, por ka një takim me pak se vendi i dytë, Trepça që ka 23 pikë. Ndërkaq, Bashkimi është në vend të tretë me 22 pikë, dy ndeshje me pak dhe Peja në pozitën e katërt me 21 sosh, por me tri ballafaqime të pazhvilluara. Zenelaj në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregoi arsyet konkrete se kush e bindi t’i bashkohet klubit më të trofeshëm në vend dhe çfarë premton në kolektivin e ri.

“Bota sot”: Pas një kohe u rikthyet në Prishtinë, a ishte vendim i vështirë?

Urim Zenelaj: Po, vërtet ka qenë një vendim jo edhe i lehtë, sepse unë jam nga Theranda, por dëshira e madhe për me sfiduar veten edhe në rangje më të larta me shtyri t’i bashkohem Sigal Prishtinës.

“Bota sot”: A i frikësoni konkurrencës në Prishtinë?

Urim Zenelaj: Jo, konkurrenca të bën më të mirë dhe të shtyn të punosh me shumë.

“Bota sot”: Prishtina, e pa konkurrencë?

Urim Zenelaj: Mendoj që do të krijojmë një ekip luftarak dhe nëse arrijmë të komponohemi do t’i sjellim prapë katër trofetë Prishtinës deri në fund të këtij kampionatit.

“Bota sot”: A janë kushtet më të mira që të shtyrën t'i bashkohesh Prishtinës?

Urim Zenelaj: Arsyeja kryesore që me shtyri t’i bashkohem Prishtinës është projekti që ka ministri Stavileci, njëherësh kryetar i klubit, dhe me tregoj edhe synimet e Prishtinës për vitin tjetër në FIBA Europa Cup.

“Bota sot”: Prishtina është në Ligën Ballkanike, a do të jetë përvojë e re për ju?

Urim Zenelaj: Po, pa dyshim që është shumë përvojë e re dhe një sfidë e re për mua. Shpresoj ta kaloj me sukses dhe të jem sa më frytdhënës për ekipin tonë.

“Bota sot”: Cilat skuadra janë rivalët më të mëdhenj për titullin e kampionit të Kosovës?

Urim Zenelaj: Nëse shkojmë gjërat në përgjithësi nuk është edhe vështirë të përmendesh me emra. Sigal Prishtina dhe Peja janë pretendentët kryesorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat