Reagon ‘Torcida’, ja çfarë kërkon në Mitrovicë!

Basketboll

Reagon ‘Torcida’, ja çfarë kërkon në Mitrovicë!

Nga: K. Goca Më: 1 mars 2017 Në ora: 16:07
Pamje nga palestra në Mitrovicë

Klubi i basketbollit Trepça nga Mitrovica është thelluar në krizë. Lojtarët pothuajse tre muaj nuk kanë marrë paga, kurse edhe grupi i njohur i tifozëve ‘Torcida’ ka reaguar ashpër përmes një postimi. “Ne si tifogrup Torcida nga qyteti i Mitrovicës kërkojmë zbardhjen sa më të shpejtë e atyre njerëzve që po dëshirojnë shkatërrimin e klubit tonë të zemrës, KB Trepça. Kërkojmë menaxhim më të mirë të klubit e gjithë kryesisë duke filluar nga kryetari i klubit e deri tek të gjithë anëtarëve e tjerë. Ne nuk do ndalemi derisa t'i shohim ndryshimet e bëra. Ftojmë të na u bashkangjiten të gjithë qytetarët e Mitrovicës si dhe kuvendin komunal deri të realizohen të gjitha kërkesat tona. Ne nuk do të ndalemi”, thuhet nga Torcida.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat