Kampioni ka përparësi fushën, Peja në telashe

Basketboll

Kampioni ka përparësi fushën, Peja në telashe

Nga: K. Goca Më: 5 prill 2017 Në ora: 11:18
Pamje nga një ndeshje

Dy rivalët e vjetër, Sigal Prishtina dhe Peja, do të ballafaqohen sonte (19.00) ndërmjet vete në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Derbi që pritet me kërshëri ndërmjet dy ekipeve më të mira të elitës së basketbollit, që konsiderohen si nga favoritët kryesorë për të fituar kampionatin. Kampioni në fuqi ka përparësinë e fushës, kurse Peja me disa telashe që ka brendapërbrenda ekipit mëton që të kthehet e pamposhtur nga kryeqyteti. Bardhekaltrit kryesojnë renditjen me 43 pikë, por kanë dy ndeshje më shumë se Peja që aktualisht e mban pozitën e katërt me 38 sosh. Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, shprehet se kjo ndeshje do të përcaktojë se cila skuadër do të përfundojë në pozitën e parë në pjesën e rregullt të kampionatit. “Nuk besoj se kjo ndeshje do të vendosë se kush do të jetë në pozitën e parë. Kjo ndeshje ka më shumë rëndësi për shikuesit tonë dhe ne duam të fitojmë për ta. Ne duam të fitojmë për të dëshmuar se jemi gati para fillimit të ‘Play-off’-it dhe jemi gati për të fituar titullin e kampionit. Kemi një ekip shumë të mirë dhe jam i bindur se pas Kupës do të fitojmë edhe titullin e kampionit”, tha Azemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat