Kampionët e NBA nuk do të jenë të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë.
Golden State Warriors bojkotojnë pritjen në Shtëpinë e Bardhë, ku tradicionalisht kampionët e festojnë triumfin së bashku me presidentin.
Kjo ngjarje që tashmë është bërë tradicionale, duket se këtë vit do të prishet. Vendimi i këtij viti lidhet me protestën ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Nëpërmjet një votimi brenda skuadrës, Warriors vendosën unanimisht që të mos paraqiten në Uashington.
Kampionët e rinj të NBA-it nuk pranuan të paraqiten në pritjen që organizohet në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të bindjeve të kundërta që kanë me presidentin e ri të SHBA-ve.