G-Unit nga Mali i Zi, kampion i turneut të dytë ndërkombëtar të Streetballit

Basketboll

G-Unit nga Mali i Zi, kampion i turneut të dytë ndërkombëtar të Streetballit

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 17:23
Pamje nga një ndeshje

G-Unit, nga Mali i Zi, është fitues i turneut të dytë ndërkombëtar të Streetballit, “Raiffeisen Streetball Kosova International 2017”,  i njohur zyrtarisht nga FIBA 3x3,  që u mbajt për në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Në finale malazezët arritën të mposhtin kampionin në fuqi Nord Gym nga Bullgaria, me rezultat 21:15, për të fituar për herë të parë këtë turne.

Kampioni i “Raiffeisen Streetball Kosova International 2017”, skuadra G-Unit po ashtu ka fituar edhe të drejtën për kualifikim për në garën Challenger të Berlinit, që zhvillohet javën e ardhshme.

Në “Raiffeisen Streetball Kosova 2017”,   morën pjesë tri skuadra kosovare si dhe ekipet të tjera nga Bullgaria, Rumania, Mali i Zi, e Shqipëria.

Turneut ndërkombëtar, i parapriu gara nacionale e Streetballit të Kosovës, me fitues Che Barin, kampionin e pesëfishtë të garës në një kosh në Kosovë.

Të shtunën në sheshin “Zahir Pajaziti”, turneu vazhdoi me garën ndërkombëtare, që mbahet për herë të dytë në Kosovë, por kësaj radhe me një risi të madhe.

Për  herë të parë në histori të streetballit kosovar, Streetball Kosova ka promovuar infrastrukturën e nivelit më të lartë botëror, sipas FIBA 3x3 Basketball: fushën zyrtare (Sport Court), koshin Schelde “Sam 3x3” dhe topat oficial Wilson.

Kështu garat e këtij edicioni në Streetball u zhvilluan në infrastrukturën super-moderne botërore të FIBA 3x3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat