IP Superliga deri më 2020

Basketboll

IP Superliga deri më 2020

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 15:49
Federata e Basketbollit e Kosovës dhe kompania IP KOS kanë arritur marrëveshje sponsorimi

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe kompania IP KOS kanë arritur marrëveshje sponsorimi për Superligën e Kosovës në basketboll. Rangu elit i basketbollit të Kosovës në tri sezonet e ardhshme do të quhet IP Superliga.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua më lokalet e FBK-së nga Erolld Belegu, Kryetar i FBK-së dhe Bujar Shatri – përfaqësues i kompanisë IP KOS.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes u tha se IP, si lider i tregut të furnizimit me derivate të naftës në Kosovë dhe Superliga e Basketbollit, si liga sportive më prestigjioze në Kosovë, janë partnerë të natyrshëm dhe FBK do të vazhdojë që të fuqizohet duke bashkëpunuar me kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme në treg.

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu në konferencë pohoi se “është kënaqësi e madhe që të njoftojmë klubet, adhuruesit e basketbollit dhe opinionin e gjerë se kemi arritru marrëveshje sponsorimi tre vjeçare me kompaninë IP, që është lidere në sektorin përkatës ekonomik.

Për FBK-në, kjo është edhe një dëshmi e punës së suksesshme që jemi duke bërë si Bord dhe si staf, kurse për klubet do të paraqet një lehtësim të madh. Shpresojmë që kjo do të ndikojë direkt në rritjen e cilësisë dhe rivalitetit në Superligë”.

Në anën tjetër Bujar Shatri, përfaqësues i kompaninsë IP, deklaroi se “sponsorimi i Superligës së Basketbollit është kënaqësi edhe për kompaninë tonë dhe shpresojmë se ky do të jetë fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë dhe përfshirjes sonë të qëndrueshme në basketboll. Ne e kemi pjesë të përgjegjësisë sonë sociale që të mbështesim masovizimin e sportit aty ku mundemi dhe e falenderojmë FBK-në që na e ka dhënë këtë mundësi”.

Në konferencë u thekësua se në preambulën e marrëveshjes tri vjeçare të bashkëpunimit, thuhet se kompania IP duhet të përfitojë nga dispozitat e Ligjit për Sponsorim dhe FBK edhe një herë bëri apel tek Qeveria e Kosovës dhe MKRS që ta miratojnë këtë ligj sa më shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat