Golden State Warriors reagon menjëherë pas humbjes së papritur ndaj Detroit Pistons. Kampionët në fuqi të NBA, të udhëhequr nga Stephen Curry (31 pikë, 6 asist dhe 5 rikuperime) shkatërroi 113 – 141 Los Angeles Clippers brenda në “Staples Center”. Përplasje e madhe edhe në “TD Garden” mes Boston Celtics dhe San Antonio Spurs, me skuadrën nga Massachusetts që triumfoi 108-94, falë formës se jashtëzakonshme që po tregon Irving, i cili në këtë mbrëmje realizoi 24 pikë, 6 asist dhe 2 ribaund. Fitoi edhe Toronto Raptors në parketin e Portland Trail Blazers 85-99, ndërsa surprizën e bëri Houston Rockets, që u mposht nga Philadelphia 76ers 107-115. Ndeshje pozitive për Orlando Magic, që iu imponua në transfertë New Orleans 99-115, ndërsa Charlotte Hornets fitoi në shtëpinë e Memphis Grizzlies 99-104. Utah Jazz kaloi Dallas Mavericks 104-89, kurse New York Nicks ndali serinë e fitoreve të Denver Nuggets 116-110. Takimi i fundit i mbrëmjes mes Miami Heat dhe Minnesota Timberwolves u vendos në shtesë, me skuadrën nga Florida që u dorëzua në fund 122-125.
Rezultatet (31 tetor)
Boston Celtics – San Antonio Spurs 108-94
Miami Heat – Minnesota Timberwolves 122-125
New York Knicks – Denver Nuggets 116-110
Houston Rockets – Philadelphia 76ers 107-115
Memphis Grizzlies – Charlotte Hornets 99-104
New Orleans Pelicans – Orlando Magic 99-115
Utah Jazz – Dallas Mavericks 104-89
Portland Trail Blazers – Toronto Raptors 85-99
Los Angeles Clippers – Golden State Warriors 113-141