Kosova rezistoi vetëm në 20 minutat e parë ndaj Lituanisë

Basketboll

Kosova rezistoi vetëm në 20 minutat e parë ndaj Lituanisë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 20:03
Basketboll

Kombëtaja e Kosovës rezistoi vetëm në 20 minutat e parë në ballafaqim me Lituaninë.  Lituania shënoi fitore bindëse me rezultat 99:61 (20:21, 15:14, 25:12, 39:14) ndaj Kosovës, në ndeshjen e parë të grupit C të kualifikimeve për Kupën e Botës - Kina 2019 në basketboll. Atmosferë fantastike në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinës, sidomos tifozët “Dardanët” me brohoritjet e duartrokitje i dhanë jehonë të jashtëzakonshme kësaj sfide. Superfuqia botërore, Lituania, e cila nuk kishte ardhur me basketbollistët më të mirë, u dëshmua shumë e fortë. Pa dyshim për djelmoshat ka qenë ndeshja e parë në garat zyrtare me një kombëtare jashtëzakonisht të fortë.

Në 20 minutat e parë, djelmoshat e kombëtares së Kosovës dëshmuan lojë shumë të fortë në përballje me lituanët. Në minutën e 10-të, Kosova avancoi me 21:20, duke ndezur gjithnjë e më shumë atmosferën në palestër. Në  çerekun e dytë të dyja ekipet luanin me shumë kujdes dhe sa njëra palë po ashtu edhe tjera shënonin dhe rezultati gjithnjë i baraspeshuar. Në minutën e 20-të, rezultati në semafor 35:35, por me fillimin e çerekut të tretë mysafirët patën një seri prej 8:0 dhe u shkëputën në rezultat 35:43. Në vazhdim Kosova arriti ta ngushtoi rezultatin në 44:47, por me kalimin e minutave Lituania zotëroi lojën dhe thelloi epërsinë.  Sidomos çereku i fundit ka qenë fatal për Kosovën kur Lituania dha maksimunin, për të shënuar fitore me 38 pikë epërsi (99:61). Te Kosova me efikasi ka qenë Dardan Berisha me 19 pikë, kurse te rivali Juskevicius me 16 sosh.

Ndeshjen e radhës kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë me 26 nëntor (19.00) në Debrecen ndaj Hungarisë, ku do të jetë sfidë shumë e vështirë. Hungaria ka kombëtare jashtëzakonisht të fortë dhe është favoritë në përballjen me Kosovën. Djelmoshat tanë do të mundohen të bëjnë paraqitje sa më të mirë. Brad Greenberg, përzgjedhësi i Kosovës, ka njohuri për hungarezët dhe e di se kah do t’i vijë rreziku.

Kosova-Lituania 66:91

Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.

Shikues: 2500.

Kosova: Hajdari, Veseli, G. Rugova, Berisha 19, Hasani, Zenelaj, Bamforth 17, Zekiqi, Shoshi 10, Morina 9, F. Rugova 6 dhe Mekaj.

Lituania: Kairys 10, Gailius 11, Juskevicius 16, Seibutis 8, Lavrinovic 7, Orelik 12, Cepukaitis 8, Girdziunas 7, Bendzius 11,  Vasiliauskas, Giedraitis 3 dhe Butkevicius 6.

Pjesa e parë: Kosova po shkëlqen

Kosova e ka përmbyll në barazim pjesën e parë për kualifikimet e botërorit “Kina 2019” kundër kombëtares që e ka fituar “Medaljen e Artë” në Lojërat Olimpike.

Basketbollistët tanë po shkëlqejnë para shikuesve të vetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë kundër Lituanisë, ku 20 minutshi i parë përfundoi 35:35.

Në çerekun e parë përfaqësuesja e Kosovës ishte më e mirë se mysafirë duke e përmbyllur këtë periudhë me një pikë avantazh, 21:20.

Edhe çereku i dytë ishte i mirë për skuadrën tonë duke treguar cilësi të mirë, ku pjesa e parë përfundoi 35:35.

Kujtojmë se në takimin e radhës Kosova do të jetë mysafire e kombëtares së Hungarisë ndërsa Lituania do ta pres para shikuesve të vetë Poloninë. 

Rezultati LIVE

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat