Kosova pas debaklit nga ekipi i dytë i Lituanisë kërkon diçka më mirë në Debrecen!

Basketboll

Kosova pas debaklit nga ekipi i dytë i Lituanisë kërkon diçka më mirë në Debrecen!

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 12:48
Kosova

Pas një dite të gjatë dhe të mundimshme, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka arritur në Debrecen, ku të dielën me fillim nga ora 19:00 do të përballet me Hungarinë në kuadër të Grupit C të Dritares së Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Delegacioni i Përfaqësueses së Kosovës është dashur që të shtunën në orët e hershme të mëngjesit të udhëtoj për në Vjenë dhe më pas në Budapest, por që ky fluturim nga Aeroporti i Prishtinës ishte anuluar për shkak të mjegullës së dendur, dhe e vetmja zgjidhje ka qenë që të udhëtohet në mesditë nga Aeroporti i Shkupit për në atë të Budapestit dhe më pas edhe për disa orë me autobus për në Debrecen.

Përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg beson se basketbollistët e tij do të rikuperohen për përballjen me hungarezët pavarësisht kësaj dite të gjatë dhe të mundimshme.

“Janë këto gjëra të paparashikueshme të cilat mund të na ndodhin ne, por edhe të tjerëve, andaj edhe duhet të pajtohemi me këtë. Sidoqoftë ne do të përpiqemi të pushojmë sa më mirë dhe në mënyrë që të dalim të dielën në fushë sa më të përgatitur si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikik”, ka deklaruar Greenberg.

Duhet theksuar se Përfaqësuesja e Kosovës të premten mbrëma ka qenë nikoqire e Lituanisë, nga e cila kombëtare është mposhtur me rezultat 99:61.

Përfaqësuesja e jonë në Dritaren e Parë të kualifikimeve evropiane po luan në mungesë të Erjon Kastratit që për skuadrën tonë është një hendikep shumë i madh duke e ditur se ai është ndër lojtarët kyç të skuadrës sonë. Kastrati është lënduar në ndeshje me ekipin e tij slloven, një ditë para se t'i bashkohet Përfaqësueses sonë në grumbullimin e përbashkët. Duhet theksuar se Kosova nuk i rezistoi Lituanisë e cila kishte ardhur me ekip të dytë. Kosova pësoi debakël  dhe në fakt shoki edhe shikuesit e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat