Plot trajnerë të basketbolit në kurs

Basketboll

Plot trajnerë të basketbolit në kurs

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:11
Ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) prej 17 deri më 22 dhjetor 2017 do të organizojnë Kursin Intensiv për Trajnerë-Nivelin e Dytë.

Kursi do të mbahet në Kolegjin “ISP” në lagjen “Marigona Residence” në Prishtinë dhe fillon të dielën në orën 09:00.

Ligjërues në Kursin Intensiv për Trajnerë do të jetë instruktori i FIBA-s, slloveni Anton Krump.

Kursi intensiv gjashtë-ditor është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës.

Kursi për trajnerë do të mundësojë që trajnerët të marrin certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) të nënshkruara nga eksperti i FIBA-s, për një kurs që mbahet në Kosovë.

Lista:

Arbnore Perquku            
Arianit Morina  
Armend Mirena
Arsim Berisha
Artina Hasani
Ramush Rushiti
Donat Karaxha
Driton Obërtinca
Driton Puka
Egzon Uka
Fidan Shatri
Fikret Shatri
Gentiana Ismaili
Gyltekim Selimi
Hasan Bytyqi
Albert Sylejmani
Ilmen Bajra
Kimete Haliti
Laurant Ibrahimi
Lavdrim Mjaku
Lorik Kllokoqi
Pal Syla
Diamant Shabani
Virgjil Manxholli
Egzon Fetiu
Korab Maloku
Dorant Hana
Dion Pllana
Taulant Dupa
Somel Shaqiri
Valon Tanushi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat