Westbrook i pandalshëm, Oklahoma mposhtë pas tri vazhdimeve Philadelphian në shtëpi

Basketboll

Westbrook i pandalshëm, Oklahoma mposhtë pas tri vazhdimeve Philadelphian në shtëpi

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 09:17
NBA

Ndeshja kryesore e mbrëmjes në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA, është zhvilluar mes Philadelphia 76ers dhe Oklahoma City Thunder.

Në fakt ishte një spektakël i basketbollit, ku fituesi u dit vetëm pasi skuadrat shkuan për herë të tretë në vazhdime e ku në fund triumfuan mysafirët nga Oklahoma me rezultat 117-119.

Që nga fillimi i ndeshjes, Oklahoma ishte më e mirë, madje në çerekun e dytë patën epërsi të lartë prej 17 pikëve 33-50 por që u shkri nga vendasit.

Mysafirët ishin pranë fitores në çerekun e katërt kur pesë minuta para përfundimit të ndeshjes ishin në 11 pikë epërsi 94-83 por deri në fund nuk arritën të shënonin asnjë pikë dhe vendasit barazuan për të shkuar në vazhdime.

E pas tri vazhdimeve, në fund triumfoi Oklahoma me dy pikë diferencë.

Russell Westbrook ishte më meritori për këtë fitore të Thunder, me ‘Triple Double’, fantastik ku shënoi 27 pikë bëri 15 asistime dhe 18 kërcime.

MVP i stinorit të kaluar u ndihmua edhe nga dy përforcimet, Paul George dhe Carmelo Anthony që shënuan pikë të njëjta nga 24.

Qendra Joel Embiid ishte tek vendasit më i disponuari për lojë me 34 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshje interesante ka qenë edhe në derbin e Teksasit, ku Houston Rockets ka marrë fitoren e 12-të radhazi 124-109 ndaj San Antonio Spurs.

Chris Paul dhe James Harden shkëlqyen në fitoren e 12-të të Rockets

James Harden dhe Chris Paul shënuan pikë të njëjta nga 28 në këtë fitore të radhës për ‘Raketat’, ndërsa paraqitje të mirë pati edhe zvicerani Clint Capela me 18 pikë e 10 kërcime.

Tek Spurs gjashtë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, me Aldridgen që ishte më efikasi me 16 pikë por në fund nuk arritën t’i bënin ballë forcës së Houston që mbetet lider në Konferencën e Perëndimit.

Rezultatet

Philadelphia 76ers – Oklahoma City Thunder 117-119

Houston Rockets – San Antonio Spurs 124-109

Charlotte Hornets – Miami Heat 98-104

Indiana Pacers – Detroit Pistons 98-104

Orlando Magic – Portland Trail Blazers 88-95

Washington Wizards – LA Clippers 100-91

Boston Celtics – Utah Jazz 95-107

Toronto Raptors – Brooklyn Nets 120-87

Memphis Grizzlies – Atlanta Hawks 96-94

Milwauke Bucks – Chicago Bulls 109-115

Denver Nuggets – New Orleans Pelicans 117-111

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat