Clevelandit nuk i ndihmuan as 39 pikët e Jamesit

Basketboll

Clevelandit nuk i ndihmuan as 39 pikët e Jamesit

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 13:39
James në veprim

Tri ndeshje të luajtura në ligën më të fortë në NBA, po befasitë nuk kanë munguar, siç është humbja e Cleveland Cavaliers-ave, që u mund 119:116 nga Milwaukee, që fitoi me përmbysje në minutat e fundit. Cavaliers u shkëputën deri në 20 pikë, por nuk e ruajtën dot avantazhin, me LeBron James që realizoi 39 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen (Love realizoi 21 pikë). Për Milwaukee u  dallua Antetokounmpo me 27 pikë, i ndihmuar nga Bladsoe, që shtoi edhe 26 pikë të tjera.

Perioda e fundit rezultoi dramatike, sepse në minutat e para të saj Bucks kishin krijuar një avantazh prej 20 pikësh, ndërsa pak para se të binte sirena Cavs përmbysën gjithçka duke kaluar dy herë në avantazh 105:107 dhe 122:113. Gjithsesi pas tri gabimeve radhazi të LeBron me shokë, fitorja në fund i buzëqeshi Milwaukeet, ndërsa Cleveland ndalet pas 5 fitoreve radhazi. Sacramento Kings ndërkohë iu imponua Philadeplhia 76ers 95:101 në parketin e kësaj të fundit. Randolph dhe Hield spikatën respektivisht me 27 dhe 24 pikë, ndërsa për vendasit pikëshënuesi më ishte Covington me vetëm 17 pikë.

Plot 37 pikë realizoi Anthony Davis për New Orleans Pelicans në humbjen 116:106 ndaj Washington Wizards. Edhe pse realizoi 11 pikë më pak se rivali i tij, paraqitja e Bradley Beal mori më shumë vlerë nga ndihma që i dhanë lojtarët e stolit, me Wizards që mbetet në zonën play-off në Konferencën e Lindjes. Me një fjalë, të tri takimet, secila ka qenë më interesante se tjetra dhe që mbajti në emocione tifozët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat