Pse KB Bashkimi duhet të tërhiqet nga Liga Ballkanike?

Basketboll

Pse KB Bashkimi duhet të tërhiqet nga Liga Ballkanike?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 11:00
Lojtarët e Bashkimit

Debate

Nëse shpallesh kampion i Ligës Ballkanike, shpërblimi është 8.000 euro! Por cilat janë investimet e klubeve? Disa investojnë pothuajse 100 mijë euro, por a ia vlen të investohet aq shumë dhe të stolisesh me titullin që e ka një shpërblim 8.000 euro? Sigurisht për logjikën e shëndoshë, absolut se jo, sepse leverdi nuk ka dhe vetëm shpenzime të mëdha! Sigal Prishtina e pa që nuk ka leverdi dhe u tërhoq me kohë, sikurse edhe skuadrat tjera të Kosovës, mbetet vetëm Bashkimi.

Do të ishte krejt normale se sikurse Bashkimi të garojë në Ligën Ballkanike dhe kryesisht me lojtarë të rinj e vendorë dhe t’i kalit ata, por jo me gjithë ato përforcimet të jashtme e të kushtueshme, sepse në këtë fukarallëk është jonormale të shpenzosh mjete dhe nuk fiton asgjë në një garë të tillë.

Sikurse të ishte për fitore po e zëmë rreth 10 mijë euro apo nëse stolisesh me titull, shpërblimi është 300-500 mijë euro, jo që do t’i vlente, por do të ishte një pasuri sportive garuese. Fundja, është çështje e klubit të Bashkimit, sepse ata i kanë bërë llogaritë ia vlen apo jo të garosh në Ligën e Ballkanike. Bashkimi ndeshjen e fundit e ka humbë me 20:0 me rezultat zyrtar, me pretekstin se nuk u pajisen me viza bullgare dhe nuk udhëtuan për në Sofje të ndeshen me BC Rilski Sportist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat