Krump: Puna e trajnerit nuk është aspak e lehtë

Basketboll

Krump: Puna e trajnerit nuk është aspak e lehtë

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 11:18
Anton Krump

Organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK).

Kursi është duke u mbajtur në Kolegjin “ISP” në lagjen “Marigona Residence” në Prishtinë, ndërsa do të përfundon sot.

Ligjërues në Kursin Teknik për Trajnerë është instruktori i FIBA-s, slloveni Anton Krump, kurse ligjëratat po i ndjekin trajnerët, të cilët vitin e kaluar e kanë kryer me sukses nivelin e parë (20 trajnerë).

“Trajnerët po punojnë me përkushtim, sepse krahas ligjeratave që ata duhet ti ndjekin nga unë, në të njëjtën kohë ata kanë detyra dhe prezantime për të bërë, pra ky kurs ka të bëjë më shumë me punën praktike të tyre.

Mendoj se Federata e Basketbollit e Kosovës po bënë një punë shumë të mirë me trajnerët, mendoj se përkushtimi nga FBK është shumë i madh dhe tani ka mbetur vetëm edhe që trajnerët të hyjnë në sistem dhe ta kuptojnë se vetëm me seminare, ligjerata, punë praktike mund të arrijnë që një ditë të bëhen trajnerë kualitativ. Puna e trajnerit nuk është aspak e lehtë, por nëse e do, atëherë duhet dhënë maksimumin për të arritur qëllimin që një ditë të bëhesh trajner”, ka deklaruar Krump.

Kursi Teknik gjashtë-ditor është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës.

Kursi për trajnerë do të mundësojë që trajnerët kosovarë të marrin certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) të nënshkruara nga eksperti i FIBA-s, për një kurs që mbahet në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat