Houston nuk mjaftojnë 51 pikët e Harden, fitojnë Warriors dhe Oklahoma

Basketboll

Houston nuk mjaftojnë 51 pikët e Harden, fitojnë Warriors dhe Oklahoma

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 10:51
Andre Drummond dhe Steven Adams

Nuk kanë munguar surprizat në ndeshjet e radhës në NBA, me Houston që është mundur 128-118 në fushën e tij nga Clippers, ndeshje e komanduar nga vendasit në shumicën e kohës, por në çerekun e fundit erdhi përmbysja e Clippers. Harden realizoi 51 pikë, mbështetur edhe nga Gordon em 28, por kjo nuk mjaftoi për të evituar humbjen.

Për Clippers u dalluan Rivers me 36 pikë e Williams me 32, duke bërë diferencën në parket për miqtë. Fiton skuadra kampione e Golden State, që mundi 113-106 Lakers, ndeshje me rivalitet dhe emocione në fund, me Lakers që tentuan përmbysjen në fund. Durant realizoi 33 pikë, mbështetur nga Bell me 20 e Thompson me 16, duke i bërë të pavlefshme 51 pikët e dyshes Kuzma-Ball.

Në takimet e tjera, spikat fitorja e Miami, që mundi 113-101 Dallas, ndeshje e komanduar nga vendasit, ku diferencën në parket e bënë Ellington me 28 pikë e Richardson me 24. Fiton edhe Oklahoma, që mundi 120-117 Atlantën në fushën e saj, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund.

Tjetër ndeshje e mirë për westbrook, autor i 30 pikëve e 15 asist, mbështetur nga Anthony me 24. Denver mposhti 102-85 Portland jashtë fushe, takim ku shkëlqeu Jokic me 27 pikë, ndërsa Chandler e mbylli me 21 pikë. Brookly, faklë 21 pikëve e 11 rebaund të Hollis mundi 119-84 Washington, ndërsa Detroit triumfoi 104-101 në sekondat e fundit ndaj New York, ndeshje ku Porzingis e mbylli me 29 pikë. Fiton edhe Milwaukee, që mundi 109-104 Charlotte (Middleton 28 pikë.

Rezultatet

Detroit – New York, 104-101

Orlando – New Orleans, 97-111

Brooklyn – Washington, 119-84

Houston – Clippers, 118-128

Miami – Dallas, 113-101

Milwaukee – Charlotte, 109-104

Oklahoma – Atlanta, 120-117

Portland – Denver, 85-102

Golden State – Lakers, 113-106

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat