Miami thellon krizën e Orlandos

Basketboll

Miami thellon krizën e Orlandos

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 13:35
Miami Heat thellon krizën e Orlando Magic

Miami Heat thellon krizën e Orlando Magic. Në American Airlines Arena festa ishte e gjitha për skuadrën e trajnerit Eric Spoelstra me Miamin që triumfoi në derbin e Floridas përballë Magic me shifrat e thella 107-89, duke i shkaktuar Orlandos humbjen e 9-të radhazi. Pjesa e parë përfundoi me 6 pikë në favor të miqëve por në fraksionin e dytë vendasit u rikthyen fuqishëm duke bërë diferencën mbi parket dhe duke marrë në fund një fitore të thjeshtë e 18-ta sezonale për Miami që falë këtij suksesi u ngjit në vendin e 8-të të Konferencës së Lindjes, pozicion që të kualifikon në play-off. Gjithçka e lehtë edhe për San Antonio Spurs që AT&T Center mposhti pa vështirësi 109-97 Brooklyn Nets duke koleksionuar fitoren e 24-të sezonale. Kawhi Leonard me 21 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për skuadrën teksane ndërkohë që një meritë të padiskutueshme në këtë sukses të Spurs-ave e kishte edhe LaMarcus Aldridge autori i 20 pikëve ndërsa realizoi edhe 9 rebound e 2 asiste. Moment i mirë për Chicago Bulls. Skuadra nga Ilinois regjistroi fitoren e 8-të në 10 ndeshjet e fundit teksa u rikthye te suksesi pasi mposhti në transfertën e Winsconsin Milëaukee Bucks me shifrat 115-106. Nicola Mirotic me 24 pikë e 8 rebound  mori për dore Chicagon ndërkohë që Milëaukee nuk i mjaftuan 28 pikët e realizuara nga greku Giannis Antetokounmpo. Një fitore të thjeshtë mori edhe Los Angeles Clippers që në Staples Center triumfoi në derbin kalifornian ndaj Sacramento Kings 122-95. Harrell dhe Lou Williams ishin dy më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat