Një përvojë e mirë

Basketboll

Një përvojë e mirë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 17:18
Administratorë të Sportit/Basketbollit

Në fundjavën që e lamë pas në organizim të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) dhe në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) është mbajtur Kursi Bazik për Administratorë të Sportit/Basketbollit në hotel “Sirius” në Prishtinë.

Kursi treditor është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës.

Në Kursin treditor janë ftuar dhe përzgjedhur nga FBK për të marr pjesë anëtarë të Bordit të FBK-së, zyrtarë të klubeve të Superligës, Ligës së Femrave,  Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë. Po ashtu kanë qenë anëtarët e stafit të zyrës, si dhe disa trajnere dhe gjyqtare (femra).

Ligjërues të Kursit ishin: Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, kurse të ftuar ishin edhe Shqipe Bajçinca Brestovci, Dr. e Shkencave të Kulturës Fizike dhe Sportit, si dhe Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në MKRS.

Kursi ka qenë shumë i mirëseardhur për të gjithë pjesëmarrësit, kurse janë certifikuar vetëm ata persona që kanë qenë në tri ditët e Kursit, derisa të tjerëve që kanë munguar nga një ditë (me arsye) do t’u jepet një rast tjetër në fillim të vitit të ardhshëm për t’u certifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat