Toronto e Portland triumfojnë pas kohës shtesë

Basketboll

Toronto e Portland triumfojnë pas kohës shtesë

Më: 2 janar 2018 Në ora: 12:27
Pamje nga ndeshja Chicago-Portland

Katër ndeshje të luajtura në NBA, me Chicago që u mund 124:120 nga Portland pas kohës shtesë. Një ndeshje spektakolare dhe emocionuese, me 6 lojtarë të Port;land që realizuan mbi 10 pikë (McCollum 32 pikë, Aminu 24 dhe Turner 22 pikë). Për Bulls u dallua Dunn me 22 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Nuk ka nisur mirë ky vit për Lakers, që u mund 114-96 nga Minnesota, ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, me Butler që realizoi 28 pikë. Në sekondat e fundit fiton Brooklyn, që mundi 98-95 Orlando, sfidë me rivalitet, ku diferencën për Brooklyn e bënë lojtarët e stolit, që realizuan 42 pikë. Pas kohës shtesë fiton edhe Toronto, që mundi 131:127 Milëaukee, me DeRozan që realizoi 52 pikë, në një mbrëmje magjike.

Rezultatet

Brooklyn – Orlando, 98:95

Toronto – Milwaukee 131:127

Chicago – Portland 120:124

Minnesota – Lakers 114:96

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat