Klinika ka qenë e mirëseardhur

Basketboll

Klinika ka qenë e mirëseardhur

Më: 7 janar 2018 Në ora: 12:45
Ilustrim

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës është mbajtur Klinika për gjyqtarët e IP Superligës së Kosovës nën patronazhin e programit FIBA SCOD.

Klinika është  udhëhequr nga instruktori i FIBA-s,maqedonasi  Gjorgji Piperkov, ndërsa kanë marr pjesë 25 gjyqtarë nga elita e basketbollit tonë.

Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija ka thënë se Klinika ka qenë më se e mirëseardhur në prag të stinorit pranveror, ndërsa është ndarë i kënaqur edhe me testimet si dhe me testin fizik të kryer nga ana e gjyqtarëve të IP Superligës.

Gjyqtarëve u janë prezantuar temat rreth kriterit RSBQ, mekanika 3 gjyqtarë si dhe është bërë analiza e pjesës së parë të edicionit nëpërmjet klipeve të ndeshjeve të IP Superligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat