Oklahoma pësoi humbjen e 18-të sezonale

Basketboll

Oklahoma pësoi humbjen e 18-të sezonale

Më: 8 janar 2018 Në ora: 10:19
Russell Westbrook

Oklahoma pësoi humbjen e 18-të sezonale në parketin e Phoenix Suns, megjithatë Russell Westbrook me shokë vazhdojnë të jenë në një vend pozicion komod në zonën play off të Konferencës së Perëndimit. “Ylli” i Thunder realizoi “triple double” e radhës, pasi e mbylli takimit në “Talking Stick Resort Arena” me 26 pikë, 11 asist dhe 10 topa të kontrolluar poshtë koshit. Kjo nuk mjaftoi pasi Suns, të udhëhequr nga dyshja Booker-Warren, fituan me 14 pikë diferencë 114:100.

Dallas Mavericks shgënjeu në sfidën e tretë radhazi, këtë radhë 96:100 ndaj New York Nicks. Porzingis me 29 pikë dhe 8 rikuperime rezultoi më i miri mbi parket, duke kthyer njujorkezët te fitorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat