Derbi në Mitrovicë

Basketboll

Derbi në Mitrovicë

Më: 12 janar 2018 Në ora: 14:10
Ilustrim

Të shtunën me përballjen ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit që do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të startoj stinori pranveror në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndërkaq në kuadër të xhiros së XV të IP Superligës së Kosovës të shtunën në program është edhe një duel, ai në mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit që do të luhet në kryeqytet duke filluar nga ora 19:00.

Të dielën Trepça është nikoqire e Pejës, takim ky që do të zhvillohet nga ora 19:00, kurse të hënën në program është dueli në mes Borea-s dhe Rahovecit me fillim nga ora 19:30 në “Karagaçi” të Pejës.

Duhet theksuar se të gjitha skuadrat e IP Superligës së Kosovës kanë bërë ndryshime në prag të stinorit pranveror, derisa përbërjet përfundimtare do të dihen sot, kur edhe përfundon afati kalimtar dimëror, i cili ka filluar më 8 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat