Rugova: Synojmë të gjitha trofetë!

Basketboll

Rugova: Synojmë të gjitha trofetë!

Më: 12 janar 2018 Në ora: 19:05
Granit Rugova

Sigal Prishtina nuk ka konkurrencën në Superligën e Kosovës në basketboll. Në 14 ndeshje ka po aq fitore në pjesën vjeshtore. Synimi i bardhekaltërve është t’i mbledhin të gjitha trofetë e mundshme, por gjithnjë me fokus që ta rrisin cilësinë e lojës. Basketbollisti Granit Rugova tha se është i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve dhe premton Prishtinë të fortë. “Jam shumë i kënaqur me ecurinë e stërvitjeve si po shkojnë në këtë pjesë të dytë të stinorit.

Trajneri Andin Rashica po bën punë shumë të mirë dhe ekipi ndonëse me disa lojtarë të ri është duke u komponuar mirë, sigurisht se jam shumë optimistë”, thotë Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”. Më tutje, Rugova tha se ambiciet e Prishtinës, si gjithmonë janë të qarta, lufton vetëm për trofe:

“Synimet janë shumë të qarta, të fitojmë Kupën dhe të shkojmë në play-off si bartës të listës, kështu që ta mbrojmë titullin e kampionit. Prishtina ka organizimin dhe ekipin më të mirë. Më së...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat