Dennis Rodman është arrestuar për vozitje në gjendje të dehur

Basketboll

Dennis Rodman është arrestuar për vozitje në gjendje të dehur

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:14
Dennis Rodman

Ish-basketbollisti i NBA, i cili e ka provuar veten edhe në aktrim, Dennis Rodman, është arrestuar në South Carolina për vozitje në gjendje të dehur.

Një zëdhënës ka thënë për City News Service se policët e kishin ndalur 56-vjeçarin për “vozitje të dhunshme”.

Pasi e kanë ndalur, policët i kanë kërkuar që ta bëjë testin e alkoolit, ndërsa ai ka dështuar meqë ka pasur më shumë alkool në trupin e tij se limiti i lejuar.

Rodman është treguar bashkëpunues me zyrtarët policorë, të cilët e kanë arrestuar dhe e kanë shoqëruar në paraburgim.

Mirëpo, ai e ka kaluar vetëm natën në paraburgim dhe pastaj është liruar në mëngjes.

Në vitet e fundit, Rodman ka qenë shpesh në media për shkak të udhëtimeve të tij në Korenë e Veriut.

Ai ka vizituar at vend dy herë në vitin 2013, një herë në vitin 2014 dhe një herë në qershorin e kaluar.

Në dy udhëtimet e para, ai është takuar personalisht me diktatorin Kim Jong Un, të cilin e ka përshkruar si mik për jetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat