Shqiptari i parë në Japoni

Basketboll

Shqiptari i parë në Japoni

Nga: K.Goca Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:51
Drilon Hajrizi

Gjithçka e qartë, basketbollisti i kombëtares së Kosovës, Drilon Hajrizi, së fundi luajti për Sigal Prishtinën, kampion në fuqi, i bashkohet klubit japonez Kanazawa Samuraiz. Klubi japonez bëri të ditur, se Hajrizi iu bashkua ekipit dhe presin shumë nga ai. “Jam i nderuar që jam pjesë e një klubi të mrekullueshëm. Do t’ia dedikoj të gjitha aftësitë e mia kësaj skuadre”, ka thënë Hajrizi. Basketbollisti mitrovicas i bashkohet skuadrës në ditëlindjen e tij, pra i mbushi 26 vjet, synimet e Hjarizit janë që të arrin sa më shumë me ekipin e ri.
“Promovimi i Drilonit si lojtar, pikërisht në ditëlindjen e tij (edhe pse plani për promovim ishte për datën 13.01) flet shume për kujdesin ndaj vlerës dhe kapitalit intelektual në përgjithësi. Nga sot Drilon Hajrizi edhe zyrtarisht është bërë pjesë e ekipit Kanazawa Samuraiz, si shqiptari i parë sportist profesional i të gjitha kohërave që do të djersisë një fanelle japoneze. Driloni është personalitet i ndryshimeve dhe i zhvillimeve. Ai është revolucionar!”, thuhet në faqen e Hajrizit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat