Hajrizi i pikëlluar për vdekjen e Ahmetit

Basketboll

Hajrizi i pikëlluar për vdekjen e Ahmetit

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:00
Drilon Hajrizi

Drilon Hajrizi, basketbollist, që luan në Japoni, e ka përjetuar shumë rëndë për vdekjen e trajnerit të tij, Ahmet Behrami. “Tani mora lajmin për vdekjen njërit prej dashamirëve, strategëve me të përkushtuar të basketbollit të Kosovës. Axha Ahmet do të na mungon vetëm në trajtën fizike, ndërsa kujtimet për kontributin e juaj do na mbetën në kujtesë gjithherë. U prefsh në paqe i nderuar !!!!!!!! Ngushllime familjes dhe gjithë dashamirëve të basketbollit mitrovicas”, shkruan Driloni. Ish basketbollisti i mirënjohur, Naim Hajrizi, është i mërzitur shumë, duke shkruar: “Me dhembje dhe pikëllim ju njoftojmë se i madhi dhe Legjenda e Basketbollit jo vetëm Mitrovicës, Kosovës, por gjithë shqiptarëve ka nderuar jetë. Allahu e shpërbleftë me Xhenet. Familjarëve, shoqërisë dhe gjithë komunitetit Sportive ngushëllime, të sinqerta nga unë dhe familja ime si dhe nga KB Trepça”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat