Në ethet e Kupës së Kosovës

Basketboll

Në ethet e Kupës së Kosovës

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:30
Ilustrim

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe KB Golden Eagle Ylli të martën (27.02.2018) me fillim nga ora 12:00  në zyre të FBK-së do të organizojnë konferencë për media.

Qëllimi i organizimit të kësaj konference është shpalosja në detaje e të gjitha informatave që kanë të bëjnë me Final 8 të Kupës së Kosovës, që do të zhvillohet prej 28 shkurt deri më 4 mars në Suharekë.

Të pranishëm në konferencë do të jenë përfaqësues të FBK-së dhe KB Golden Eagle Ylli, si dhe kapitenët e skuadrave pjesëmarrëse të Final 8, si dhe kapitenet e ekipeve finaliste në konkurrencën e femrave.

Po ashtu pas përfundimit të konferencës do të bëhet edhe akreditimi i medieve të interesuara për ta përcjell këtë aktivitet në Suharekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat