Sa janë gjasat që Maxhuni t’i bashkohet kombëtares së Kosovës?

Basketboll

Sa janë gjasat që Maxhuni t’i bashkohet kombëtares së Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 18:35
Edon Maxhuni

Gjithçka është e paqartë se do t’i bashkohet apo jo kombëtares së Kosovës, basketbollisti i talentuar shqiptar, Edon Maxhuni. Ai ka kaluar nëpër grupmoshat e Finlandës dhe aktualisht luan në SHBA, në ligën NCAA, për skuadrën Long Beach State. Gjasat që t’i bashkohet Kosovës, janë 50 me 50. “Edoni është potencial, që është i vlerësuar jashtëzakonisht shumë këtu në Finlandë, vetë fakti se selektori i Finlandës, Detman, do të ndërtoj një reprezentacion të mirë më të dhe Markkanenin që do të dominojnë në Europë për 3-5 vitet e ardhshme. Do të bisedojmë sy me sy se Edoni e vlerëson shumë edhe mendimin tim dhe së fundi ai do ta bie vendimin, unë do ta përkrah në çdo vendim të tij”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, prindi i Edonit, Besimi, ish basketbollist i mirënjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat