Dushku i ndau mirënjohje Davorin Nakiçit

Basketboll

Dushku i ndau mirënjohje Davorin Nakiçit

Më: 2 mars 2018 Në ora: 10:54
Dushku i ndau mirënjohje Davorin Nakiçit

Pas përfundimit të ndeshjes së parë dhe para fillimit të takimit të dytë, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku i ndau mirënjohje Davorin Nakiç, drejtorit të Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Evropë, derisa Faton Kurshumlija, instruktori i FIBA-s nga FBK i ndau mirënjohje Gjorgji Piperkovit, instruktorit të FIBA-s nga Maqedonia.

FBK i nderoi me mirënjohje të lartpërmendurit për kontributin e dhënë në Klinikën për Gjyqtarët Kandidatë Potencial (Nacional) për thirrje të FIBA-s, e cila është organizuar nga FBK dhe FIBA, ndërsa ka filluar më 28 shkurt dhe do të përfundoj më 2 mars në hotel “Solid” në Suharekë.

Pikërisht gjyqtarët e kësaj Klinike janë ata që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës, duke përjashtuar finalet e së dielës në të dyja konkurrencat, të cilat do të drejtohen nga gjyqtarët vendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat