Bashkimi eliminon Rahovecin në ‘ndeshjen e territ’, kalon në finale të Kupës

Basketboll

Bashkimi eliminon Rahovecin në ‘ndeshjen e territ’, kalon në finale të Kupës

Më: 2 mars 2018 Në ora: 20:42
Basket

Bashkimi ka arritur ta sigurojë finalen e Kupës duke e mposhtur Rahovecin me rezultat 93:76.

Ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi deri në fund, ndërsa ndaljet e shpeshta të rrymës e penguan mbarëvajtjen e këtij takimi, që u desh të ndërpritet disa herë.

Prizrenasit ishin nga fillimi deri në fund në epërsi, por vreshtarët nuk u dorëzuan asnjëherë.

Çereku i parë u mbyll  27:18 në të mirë të portokallinjve.

Por në çerekun e dytë rahovecasit u konsoliduan dhe e mbyllën pjesën e parë në vetëm katër pikë minus (47:43).

Ayron Mos ishte enigmë e pazgjidhur për rahovecasit dhe shënonte nga pothuajse çdo pozitë.

Çereku i tretë u mbyll 67: 59.

Kur u prit që Rahoveci të tentojë ta barazojë, ashtu nuk ndodhi, pasi shumë gabime të lojtarëve, ndikuan në rezultatin përfundimtar 93:76.

Bashkimi kaloi në finale të Kupës, por Rahoveci me tifozët e tyre Vreshtarët i dhanë hijeshi kësaj ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat