NBA , spektakël nga Golden State dhe Toronto

Basketboll

NBA , spektakël nga Golden State dhe Toronto

Më: 3 mars 2018 Në ora: 14:27
Pamje nga ndeshja e basketbollit

Golden State vuajti në ndeshjen e saj ndaj Atlantës, por në fund arriti të fitojë me rezultatin 114-109, duke vijuar ndjekjen e Houston në krye të Konferencës së Perëndimit.

Kevin Durant dhe Stephen Curry ishin në një ditë shumë të mire, me basketbollistët që shënuan secili nga 28 pikë në këtë ndeshje, duke dhënë një kontribut të madh në suksesin ndaj Atlantas. Nga ana e saj skuadra e Hawks, për të cilën më i miri ishte Schroder, rezistoi jo pak ndaj skuadrës kampione në fuqi të NBA, por pa mundur dot ta thyejë atë.

Toronto po jeton një moment të artë. Skuadra e Raptors shënoi një tjetër fitore atë kundër Washington me rezultatin 102-95, duke e ruajtur vendin e parë në Konferencën e Lindjes. Për Toronton shkëlqeu DeRozan me 23 pikë, ndërkohë që te Wizards paraqitjet e mira të Porter Jr dhe Beal që shënuan respektivisht 24 dhe 23 pikë, ishin shumë pak për të evituar disfatën që e lë Washingtonin në vendin e 4 të klasifikimit të kësaj Konference.

Oklahoma zhvilloi një nga ndeshjet më spektakolare të sezonit në NBA dhe këtë e bëri përballë Phoenix, të cilën e mundi 124-116. Russell Westbrook ishte i papërmbajtshëm në këtë takim të cilin e mbylli me 43 pikë e 14 topa në tabelë në 39 minuta lojë. Mjaft mirë u paraqitën edhe Paul George me 20 pikë e Carmelo Anthony me 14. Për Phoenix, Booker shënoi 39 pikë, por që nuk e ndihmuan aspak skuadrën nga Arizona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat