Finalet e basketbollit, jo në nivelin e dikurshëm

Basketboll

Finalet e basketbollit, jo në nivelin e dikurshëm

Më: 4 mars 2018 Në ora: 12:04
Pamje nga një ndeshje

Të dielën në palestrën “13 Qershori” në Therandlë do të zhvillohen dy ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në të dyja konkurrencat. Finalet nuk janë në nivelin e dikurshëm, kur dihet se cilësia e basketbollit ka rënë dhe nuk është ajo cilësi sikurse në vitet e mëhershme.

Duke filluar nga ora 16:00 do të zhvillohet finalja e femrave, ku do të ballafaqohen Pro Bet Prishtina – Penza, kurse me fillim nga ora 19:00 në finalen e meshkujve do të përballen Sigal Prishtina – Bashkimi.

Fitues të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar janë Sigal Prishtina te meshkujt dhe Pro Bet Prishtina te femrat.

Sigal Prishtina 12 herë e kanë fituar këtë trofe prej vitit 1991 e deri më 2017, kurse Bashkimi vetëm 1 herë.

Pro Bet Prishtina (ish-Universiteti) 9 herë është stolisur me Kupën e Kosovës, kurse Penza 6 herë e ka fituar këtë trofe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat