Kupa në Prishtinë

Basketboll

Kupa në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2018 Në ora: 18:16
Probet Prishtina

Në minutat e fundit ka qenë dramë në finalen e femrave në basketboll, mes Probet Prishtina dhe Penzës nga Peja, e cila u zhvillua në palestrën e sportit "13 Qershorit " në Therandë. Prishtinaset e fituan Kupën e Kosovës, pasi që pas vazhdimeve e mundën me rezultat 79:77 (13:19,  20:20, 15:19, 24:14-7:5) Penzën.

Pejanet edhe pse ishin në dhjetë pikë (58:48) në minutën e 30-të, nuk e ruajtën në çerekun e fundit, ku u barazua rezultati 72:72. Te Prishtina u shqua Irma Konjusha me 36 pikë e ndihmuar nga Moasia Bolduc me 23 sosh, me të merituarat për fitoren, kurse te pejanet u dalluan Arbnore Perçuku me 21 pikë, e ndihmuar nga Saranda Daci me 21 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat